• e shtunë, 23 nëntor 2024

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit, Brendan Vard

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit, Brendan Vard

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Brendan Vard,  ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Irlandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Bukuresht.

Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale shprehu kënaqësi për marrëdhëniet shumë të zhvilluara dypalëshe ndërmjet dy vendeve, të cilat karakteritohen me dialog intensiv politik dhe marrëdhënie partneriteti dhe shprehu shpresë për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në plan ekonomik.

"Presidenti tha se të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor e shohim përmes prizmës së Bashkimit Evropian dhe shprehu mirënjohje të madhe për mbështetjen e madhe të procesit të integrimit evropian, duke theksuar se Irlanda është partneri ynë i fortë dhe i rëndësishëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE", theksohet në kumtesën.

Ambasadorit Vard theksoi se megjithëse të dy vendet janë në skajet e kundërta të Evropës, vlerat e përbashkëta dhe përkushtimi i përbashkët ndaj idealit evropian do të thotë se të dy vendet kanë shumë gjëra të përbashkëta.

"Ai tha se me padurim e pret bashkëpunimin e ngushtë me vendin tonë, me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve tona dypalëshe në drejtim të mbështetjes së aspiratave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shtohet në kumtesën.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadorit Vard kryerje të suksesshme të pozitës së tij përgjegjëse dhe shprehu besimin se do të gëzojë bashkëpunimin dhe ndihmën tonë të plotë në kryerjen e detyrave të tij diplomatike. ls/

Foto: Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR