• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Protestuesit u përleshën me policinë pas sulmit në Dublin

Protestuesit u përleshën me policinë pas sulmit në Dublin

Dublin, 23 nëntor 2023 (MIA) - Protestuesit dogjën një automobil të policisë dhe dy autobusë dhe u përleshën me policinë sonte në Dublin, pasi në rrjetet sociale u përhapën informacione jo të verifikuara se sulmuesi i cili plagosi me thikë tre persona në qytet është shtetas i huaj.

Shefi i policisë Dru Haris i dënoi "skenat e turpshme" në afërsi të vendit të sulmit dhe porositi që të mos përhapen "dezinformata".

Dy fëmijë të moshës 5 dhe 6 vjeç dhe një burrë 50-vjeçar u plagosën në një sulm me thikë pranë një shkolle në qendër të qytetit të Dublinit sot. Të plagosurit janë hospitalizuar në spitale të ndryshme nëpër qytet. Policia ka thënë se sulmuesi i dyshuar është arrestuar dhe se sulmi nuk është kryer për motive terroriste. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR