• e enjte, 26 dhjetor 2024

Protestuesit pro-evropianë sërish u mblodhën në Tbilisi për shkak të propozim-ligjit të kontestuar për "agjentët e huaj"

Protestuesit pro-evropianë sërish u mblodhën në Tbilisi për shkak të propozim-ligjit të kontestuar për

Tbilisi, 8 mars 2023 (MIA) - Mijëra protestues në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi sonte mbajnë  protestë të re, për ditën e dytë me radhë, kundër propozim-ligjit qeveritar për "agjentë të huaj" që kritikët thonë se sinjalizon një ndryshim autoritar dhe dëmton  perspektivën e Gjeorgjisë për lidhje më të ngushta me Evropën.

Parlamenti dje në lexim të parë e miratoi ligjin e propozuar dje, me të cilin kërkohet nga të gjitha organizatat që marrin më shumë se 20 për financimin e tyre nga jashtë për t'u regjistruar si "agjentë të huaj" ose do të përballen me gjobitje të konsiderueshme.

 Në përleshjet e ashpra të natës së kaluar, protestuesit hodhën bomba me benzinë dhe gurë mbi policinë, e cila, megjithatë, ka  përdorë gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën.

 MPB-ja bëri të ditur se mbrëmë janë arrestuar 66 persona.

 Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ndërsa njëherësh edhe festa kombëtare e Gjeorgjisë,  protestat vazhduan edhe sot pasdite në avenynë    "Rustavelli". Mijëra protestues u mblodhën sonte para Parlamentit, duke mbajtur flamuj  gjeorgjian dhe flamuj  të BE -së dhe duke bërtitur "jo për ligjin rus".

 Presidenti i "Ëndrrës Gjeorgjiane" Irakli Kobahidze edhe sot sërish qëndroi  pas projektligjit sot, duke deklaruar se ai do të ndihmojë në çrrënjosjen e atyre që punojnë kundër interesave të vendit dhe kishës së fuqishme ortodokse gjeorgjiane.

 Disa përfaqësues të BE, gjitashtu,  shprehën shqetësim rreth ligjit.

 “Pranimi i këtij ligji për “ndikim të huaj” nuk është në përputhje me rrugën drejt BE-së, të cilën e dëshiron shumica në Gjeorgji”, shkroi sot në Tuiter kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel. 

Vitin e kaluar Brukseli hodhi poshtë përpjekjet e Tbilisit të bëhet vend kandidat për anëtarësim në BE, duke thënë se duhet të përshpejtojë reformat në fusha - sundimi i së drejtës, liria e mediave dhe pavarësia e gjyqësorit. ar/

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR