• e enjte, 26 dhjetor 2024

Protestuesit në Bangladesh lirojnë qindra të dënuar dhe i vënë flakën burgut

Protestuesit në Bangladesh lirojnë qindra të dënuar dhe i vënë flakën burgut

Daka, 19 korrik 2024 (MIA) – Studentët sot sulmuan burgun në lagjen qendrore të Bangladeshit, Narsingdi dhe liruan qindra të burgosur para se t'i vënë flakën.

Të burgosurit janë arratisur nga burgu, ndërsa protestuesit i kanë vënë flakën burgut.

“Nuk e di numrin e të burgosurve, por bëhet fjalë për qindra”, tha një polic anonim.

Protestat në Bangladesh filluan disa javë më parë dhe u përshkallëzuan të hënën. Studentët e pakënaqur kërkojnë heqjen e kuotave të shërbimeve shtetërore me çka parashihet që 30 për qind e posteve në këtë sektor t’u ndahen të afërmve të luftëtarëve për liri në Luftën e pavarësisë në vitin 1971 nga Pakistani. Në Bangladesh, popullsia e të cilit është rreth 170 milionë, ka rreth 32 milionë të rinj që as nuk punojnë e as nuk studiojnë.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR