• e shtunë, 23 nëntor 2024

Protesta të reja të opozitës shqiptare, e para me kërkesë për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak

Protesta të reja të opozitës shqiptare, e para me kërkesë për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak

Tiranë, 7 maj 2024 (MIA) - Mbështetësit e krahut të Sali Berishës nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë e Ilir Metës, sot zhvilluan protestën e gjashtë me rradhë para komunës së Tiranës, ku nuk mungonin hedhje të koktejve Molotovë dhe sendeve tjera mbi objektin dhe tentativat për të hyrë me forcë në të.

Përveç kërkesës për dorëheqje nga kryetari Erion Veliaj, pas arrestimeve të disa drejtorëve të komunës për shkak të përfshirjes në korrupsion, nxënësit në protestë, mes tyre edhe vajza e tij Argita Maltezi, për herë të parë kërkuan lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak.

"Me thirrjen për lirimin e Sali Berishës edhe një herë zbuluan qartë qëllimin e protestës së tyre, e cila zgjati dy orë sot", raportojnë mediat.

Ndryshe, nga gjuajtja e koktejeve Molotov kanë shpërthyer flakë në dy hyrjet e objektit, ndërsa një punonjës policie ka mbetur pa ndjenja nga një goditje e fortë e një pjesëmarrësi në protest. rq/bsh/

Foto: PD/PL  FB

QËNDRONI TË LIDHUR