• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Protesta të reja të opozitës në Beograd për shkak të parregullsive zgjedhore

Protesta të reja të opozitës në Beograd për shkak të parregullsive zgjedhore

Beograd, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Protesta e katër radhazi për shkak të zgjedhjeve të së dielës në Serbi filloi sonte pas orës 18 para selisë së Komisionit republikan zgjedhor (KRZ) në qendër të Beogradit.

Qindra qytetarë janë mbledhur në thirrjen e listës opozitare "Serbia kundër dhunës".

Protestat para selisë së KRZ-së filluan të hënën në mbrëmje, me thirrjen e përfaqësuesve të listës "Serbia kundër dhunës" për shkak të vjedhjes së supozuar të votave në zgjedhjet lokale dhe parlamentare të së dielës në Serbi.

Partitë opozitare sot protestuan edhe në Novi Pazar ku pohojnë se zgjedhjet lokale janë vjedhur, përkatësisht u është hequr mandati i këshilllit, për të cilin shkak nuk kanë mundur të formojnë pushtetin lokal. Përfaqësuesit e tyre pohojnë se në çdo mënyrë do ta mbrojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet lokale. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR