• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Protesta të reja në Francë për shkak të ligjit të reformës së sistemit të pensioneve

Protesta të reja në Francë për shkak të ligjit të reformës së sistemit të pensioneve

Paris, 6 prill 2023 (MIA) - Franca sot është përballur me një valë të re protestash dhe grevash në disa qytete të vendit pas takimit të dështuar mes kryeministres franceze Elizabet Born dhe sindikatave lidhur me draft-ligjin e reformës së pensioneve që rrit kufirin e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Demonstruesit filluan me marsh protestues në Paris, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dy herë në protestat në Lion dhe një herë në Nant, njoftojnë gazetarët e BFMTV.

Sindikatat të cilët bënë thirrje për demonstrata presin qindra mijëra pjesëmarrës në protestat e sotme.

Biseda e djeshme e Bornit me sindikatat zgjati një orë, por nuk solli zgjidhjen e dëshiruar.

Sindikatat thonë se e vetmja rrugëdalje nga kriza është tërheqja e ligjit të cilin kryetari i qeverisë franceze e hodhi poshtë si një mundësi.

"Nuk ka zgjidhje tjetër veç tërheqjes së reformës", tha kryetarja e sindikatës CGT, Sofi Bine në fillim të protestës në Paris.

Loran Berzhe, lider i sindikatës më të madhe të vendit Ce-Ef-De-Te (CFDT) ka bërë thirrje që sa më shumë punëtorë të bashkohen në marshimet në të gjithë Francën që do të mbahen nesër.

"Ne jemi në një krizë sociale, një krizë demokratike", tha Berzhe për radion RTL. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR