• e shtunë, 23 nëntor 2024

Protesta propalestineze studentore po përhapen edhe në Zvicër

Protesta propalestineze studentore po përhapen edhe në Zvicër

Bern, 7 maj 2024 (MIA) - Protesta propalestineze u përhapën sot në tre universitete në Zvicër, të frymëzuara nga demonstrata të ngjashme studentore që filluan në SHBA, njoftuan mediat lokale.

Për javë të tëra, studentë në mbarë botën kërkuan që universitetet e tyre t'i ndërpresin lidhjet me institucionet izraelite për shkak të luftës në Gazë.

Studentët në Universitetin në Lozanë (UNIL) ishin të parët që u mobilizuan në Zvicër, me ç'rast disa qindra pushtuan një sallë të enjten mbrëma për të kërkuar ndërprerje të partneriteteve me universitetet izraelite. UNIL u përgjigj në kumtesën se "konsideron se nuk ka asnjë arsye për t'i ndërprerë ato marrëdhënie".

"Protestuesit dhe rektori do të takohen sot", njoftuan mediat zvicerane.

Lëvizja sot është përhapur në universitetin prestigjioz EPFL në Lozanë, kur një grup studentësh e pushtuan sallën e universitetit.

Studentët kërkojnë "bojkot akademik" të institucioneve izraelite dhe "ndërprerje të censurës në EPFL", ndërsa u bënë thirrje edhe universiteteve tjera të bashkohen.

Studentë protestuan sot në sallën e hyrjes së ETH Cyrih, duke brohoritur "Palestinë e lirë" para se të shpërndaheshin nga policia. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR