• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Protesta në Serbi: Studentët nuk tërhiqen, bllokohen 33 fakultete shtetërore

Protesta në Serbi: Studentët nuk tërhiqen, bllokohen 33 fakultete shtetërore

Beograd, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Gjithsej 33 fakultete në Serbi janë të bllokuara, raportojnë mediat serbe. Në Beograd, Nish, Novi Sad dhe Kragujevc janë bllokuar gjithsej 33 fakultete, ndërsa protestat e studentëve po përhapen si një ortek dhe po bëhen gjithnjë e më të mëdha, raporton TV Nova.

Studentët nëpër fakultete në mbarë Serbinë po protestojnë gjatë gjithë kohës duke kërkuar përgjegjësi për viktimat e tragjedisë në Novi Sad dhe publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor.

Protestat filluan në Fakultetin e arteve dramatike më 25 nëntor, pasi studentët dhe profesorët bllokuan një bulevard gjatë një heshtjeje pesëmbëdhjetë minutash për të nderuar viktimat në Novi Sad kur ata u sulmuan nga dhunues të lidhur më vonë me partinë në pushtet SNS. Pas incidenteve, studentët kanë bllokuar godinën e fakultetit dhe që prej asaj kohe ndër të tjera kanë kërkuar ndjekjen penale të sulmuesve.

Dekanati i atij fakulteti mbështeti studentët.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR