• e diel, 24 nëntor 2024

Protesta në mbarë SHBA-në për shkak të vendimit të Gjykatës supreme për abortin

Protesta në mbarë SHBA-në për shkak të vendimit të Gjykatës supreme për abortin
Uashington, 25 qershor 2022 (MIA) - Në një numër të madh të qyteteve amerikane dje dhe sot po mbahen protesta për shkak të vendimit të djeshëm të Gjykatës supreme për anulimin e të drejtës federale të abortit, që është vendosur me vendim të vjetër 50 vjet. Kjo do të thotë se miliona gra në SHBA do ta humbin të drejtën e abortit të paligjshëm. Gjykata e anuloi vendimin e rëndësishëm në rastin Rou kundër Vejd, me çka teknikisht është hequr e drejta federale kushtetuese e abortit në SHBA. Gjykatësit e Gjykatës supreme të cilët e sollën vendimin theksuan se vendimi në rastin Rou kundër Vejd nga viti 1973, sipas të cilit abortet u bënë të ligjshme nëpër SHBA deri në momentin kur fetusi mund të mbijetojë jashtë mitrës (midis javës së 24 dhe 28 të shtatzënisë) është gabim sepse Kushtetuta e SHBA-së nuk e përmend të drejtën e abortit. Gati gjysma e shteteve federale amerikane tani më kanë sjell ose do të sjellin ligje për ndalesën e abortit, ndërsa disa të tjerë sollën masa më rigoroze me të cilat rregullohet procedura dhe priten kufizime shtesë. Për vendimin e Gjykatës supreme paraprakisht reagoi edhe presidenti amerikan Xho Bajden. Ai theksoi se me një vendim të tillë SHBA-ja kthehet 150 vjet mbrapa dhe premtoi se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për t'i mbrojtur të drejtat e grave. Agjencia e KB-së për shëndet seksual dhe riprodhues (UNFPA) thekson se "gati 45 për qind e të gjitha aborteve në botë janë të rrezikshme, që i bën arsye më të madhe për vdekjen e nënave". Sipas UNFPA-së, gati gjysma e të gjitha shtatzënive në botë nuk janë të qëllimshme, ndërsa më shumë se 60 për qind e tyre mund të përfundojnë me aborte spontane. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR