• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Protesta në Malmo kundër pjesëmarrjes së përfaqësuesit izraelit në Eurovision

Protesta në Malmo kundër pjesëmarrjes së përfaqësuesit izraelit në Eurovision

Malmo, 9 maj 2024 (MIA) - Në qytetin suedez Malmo, ku këtë vit mbahet Eurovisioni, ishte organizuar protestë kundër pjesëmarrjes së përfaqësuesit izraelit Eden Golan, ndërsa policia vlerësoi se janë grumbulluar mes gjashtë dhe tetë mijë njerëz. 

Turma brohoriste parulla propalestineze "Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë" dhe "Izraeli është shtet terrorist". 

Mediat lokale informojnë se turma i përfshin të gjitha gjeneratat, duke përfshirë edhe prindërit me fëmijë.

Autoritetet suedeze e fuqizuan sigurinë dhe përgatiten për trazira të mundshme gjatë fundjavës. Është e dukshme prania e policëve si patrullojnë në rrugët e Malmos dhe, nga skuterë në ujë, përgjatë kanaleve të qytetit, informuan mediat lokale. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR