• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Protesta e studentëve të mjekësisë për shkak të ligjit të propozuar që do t'i detyronte ata të punonin në Shqipëri për pesë vjet pas diplomimit

Protesta e studentëve të mjekësisë për shkak të ligjit të propozuar që do t'i detyronte ata të punonin në Shqipëri për pesë vjet pas diplomimit

Tiranë, 6 korrik 2023 (MIA) - Studentët e mjekësisë protestuan para Kuvendit të Shqipërisë, në shenjë pakënaqësie për propozim-ligjin, sipas të cilit, ata duhet të punojnë në vend pesë vjet pas diplomimit.

Ata shprehën pakënaqësinë e tyre para Kuvendit, i cili me votat e shumicës në pushtet vendosi që propozim-tligji të votohet me procedurë të shpejtë, më datë 20 të këtij muaji, kur është caktuar seanca e fundit plenare para pushimeve verore.

Ata sollën pankarte në të cilat shkruante "Poshtë diktatura", "Mjekët ftohen, nuk detyrohen", "Diploma ime nuk është prona jote", duke e vlerësuar ndalimin e detyruar në vendlindje si “vendim i marrë në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut”.

"Ky vendim është diskriminues, me çka thyhen të gjitha të drejtat themelore të njeriut, prindërit tanë paguajnë tatim që të shkollohemi ne. Përderisa nuk dëgjohet zëri ynë, do ta bojkotojmë vitin e ri akademik", porositën ata, duke pyetur kryeministrin Edi Rama nëse, kur, pas diplomimit iku në Francë.

Për miratimin e ligjit pas një procedure të shpejtë votuan 64 deputetë socialistë, ndërsa ashpër e kundërshtuan deputetët e opozitës. 

Kjo është kërkesë e detyrueshme për studentët që do të aplikojnë për herë të parë në Fakultetin e Mjekësisë në vitin e ri akademik, ndërsa për studentët nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë, detyrimi për të punuar është deri tre vjet, ose mund ta zgjedhin të paguajnë tarifë shkollimi 13 deri 14 herë më lartë, nëse kundërshtojnë mbajtjen e diplomës pas diplomimit, thekson Top Çanel.

Pas valës masive të largimit të bluzave të bardha, mbi 4.000 mjekë dhe më shumë se 10.000 personel mjekësor, kryesisht në Gjermani, në Shqipëri ka mungesë të këtij stafi. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR