• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Protestën e sotme të opozitës në Tiranë do ta sigurojnë të paktën 1.500 policë

Protestën e sotme të opozitës në Tiranë do ta sigurojnë të paktën 1.500 policë

Tiranë, 7 tetor 2024 (MIA) - Opozita shqiptare e udhëhequr nga Partia Demokratike, me protestën kombëtare të caktuar për sonte në orën 18:00 në Tiranë, nën moton "Marshim drejt Tiranës o sot o kurrë", siç publikoi, e fillon mosbindja civile.

Në letrën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, kërkohet leje katër orëshe për tubimin, nga ora 18:00-22:00. Ky dokument specifikon vetëm lejen e protestës para qeverisë. Organizatorët paralajmërojnë "vetëm marshime, por jo fjalime" dhe atë nga selia e PD-së, përmes sheshit "Heroi kombëtar" e deri në qeveri.

Të paktën 1500 punonjës policie, nga të gjithë sektorët, përfshirë njësinë e dislokimit të shpejtë "Shqiponja", do të jenë në krye të sigurisë së protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat e njësisë speciale "Renea" për të ndërhyrë në rast të ndonjë incidenti.

Cisternat me ujë do të vendosen pas godinës së qeverisë dhe në disa pika të tjera pranë institucioneve ku pritet të kalojnë pjesëmarrësit e protestës. Do të ketë edhe zjarrfikëse dhe ambulanca emergjente.

Reagime të ashpra nga opozita, përfshirë kaosin në shtëpinë ligjvënëse, pasojnë pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji. Kjo nuk është protesta e parë e opozitës, por sipas organizatorit pritet të jetë më masive.

Mëngjesin e sotëm është forcuar siguria e qeverisë, ku kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në zyrë pas punëve operative të javës së kaluar, por ende nuk ka planifikuar asnjë aktivitet publik.

Në thirrjen e fundit të kryedemokratit, Sali Berisha, i cili ndodhet në paraburgim, thuhet se kjo do të jetë beteja më e rëndësishme civile në 32 vitet e fundit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR