• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Protestë proukrainase në Enkorixh para takimit mes Trampit dhe Putinit 

Protestë proukrainase në Enkorixh para takimit mes Trampit dhe Putinit 

Enkorixh, 15 gusht 2025 (MIA) - Para takimit mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe presidentit rus, Vladimir Putin, rreth 140 persona janë mbledhur në udhëkryqin e trafikut në Enkorixh, Alaskë, për ta shprehur kundërshtimin e tyre. 

Duke valëvitur me flamujt amerikanë dhe ukrainas dhe duke mbajtur banderola, protestuesit në tubimin e mbrëmshëm morën mbështetje nga shoferët që kalonin.

"Është shumë e rëndësishme t’i bëhet e qartë botës se Alaska, ndërsa ne jemi vërtetë banorë të fortë të Alaskës, me të vërtetë nuk e miratojmë këtë takim ose ata që e organizojnë", tha protestuesja Kristi Uiler, e cila pyeti pse lideri i Ukrainës, Volodimir Zelenski, nuk do të marrë pjesë në samit.

"Presidenti Zelenski nuk është këtu. Ai duhet të jetë këtu. Kjo nuk ka kuptim për ne", tha ajo. 

Dy gra të tjera thonë se protestojnë në emër të ukrainasve që jetojnë në Alaskë, të cilët, pavarësisht asaj që kanë leje qëndrimi, frikësohen të përfshihen në protestat publike për shkak të politikës së Trampit për imigracionin. Ato vërejtën bastisjet e fundit në të gjithë vendin nga agjentët e Shërbimit amerikan të imigracionit dhe doganave.

Shumë pjesëmarrës valvitën postera me mbishkrimin "Ne qëndrojmë me Ukrainën". Postera të tjerë e dënuan Putin si "kriminel lufte" dhe kërkuan që gruaja e parë, Melania Tramp, e cila është e lindur në Slloveni, të deportohet.

Në mesin e protestuesve ishte edhe Petra, gjermanja nga rajoni i Shtutgartit e cila jeton në Alaskë me dekada. Ajo theksoi se ushtria amerikane rregullisht realizon stërvitje mbrojtëse në shtet, përfshirë skenarë që përfshijnë sulme të mundshme ruse, dhe kritikoi trajtimin me tapet të kuq që i jepet Putinit. qa/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR