• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Protestë para selisë së Agjencisë së KB-së për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë në Jerusalem

Protestë para selisë së Agjencisë së KB-së për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë në Jerusalem

Jerusalem, 20 mars 2024 (MIA)  - Dhjetëra persona u mblodhën sot në një demonstratë para selisë së Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Jerusalem, duke kërkuar mbylljen e agjencisë.

Sipas Izraelit, përfaqësues të Agjencisë ishin të përfshirë në sulmin e lëvizjes islamike palestineze Hamas kundër shtetit hebre më 7 tetor të vitit të kaluar. 

"Kjo nuk është një organizatë paqeje, ajo ka mësuar gjenerata  të palestinezëve t'i urrejnë hebrenjtë. Është koha për t'u shpërndarë, është një organizatë e dështuar", deklaroi Alisoni Epshtajn, e cila ka dy shtetësi amerikane dhe izraelite.

 "Agjencia për Ndihmë dhe Punë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë   është Hamasi", brohoritën protestuesit.

Izraeli pretendon se agjencia punëson "mbi 450 terroristë" në Rripin e Gazës dhe se 12 nga të punësuarit e agjencisë ishin të përfshirë drejtpërdrejt në sulmin e 7 tetorit ku humbën jetën 1.160 njerëz. 

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Mesme ka rreth 30.000 të punësuar në territoret palestineze. 

Foto: EPA 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR