• e enjte, 26 dhjetor 2024

Protestë në Nagorno Karabah për shkak të mbylljes së rrugës drejt Armenisë

Protestë në Nagorno Karabah për shkak të mbylljes së rrugës drejt Armenisë

Stepanakert, 14 korrik 2023 (MIA) - Disa mijëra njerëz u mblodhën sot në kryeqytetin e enklavës Nagorno-Karabah për të kërkuar rihapjen e korridorit Laçin, e vetmja rrugë për në Armeni, të cilën Azerbajxhani e mbylli këtë javë.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, sot në mëngjes në sheshin kryesor në Stepanakert janë grumbulluar rreth 6.000 protestues.

Mbyllja e korridorit Laçin e rrit rrezikun nga kriza serioze humanitare në këtë rajon. 

Autoritetet në këtë rajon të enjten i bënë thirrje Rusisë, e cila ka kontigjentit të paqëruajtësve në këtë teren që nga fundi i vitit 2020, që ta kthejë komunikacionin në korridor. 

Autoritetet e Azerbajxhanit të martën publikuan se "përkohësisht" e kanë ndërprerë komunikacionin në korridorin Laçin dhe shtuan se kjo masë është ndërmarrë për shkak të zbulimit të veturave të kontrabanduara në degën armene të Kryqit të Kuq.

Ato autoritete deklaruan se është hapur hetimi penal edhe se vendkalimi kufitar do të jetë i mbyllur derisa nuk përfundojnë "masat e nevojshme hetuese". 

Në vitin 2020, Armenia dhe Azerbajxhani u përleshën rreth kontrollit në rajonin Nagorno - Karabah, ndërsa konflikti përfundoi me marrëveshje paqësore me të cilën u pranua fitorja e forcave të Azerbajxhanit, Marrëveshja është arritur me ndihmën e Rusisë. 

Që atëherë ushtarët rusë janë stacionuar në Nagorno Karabah, por Armenia tashmë disa muaj ankohet për mosefikasitetin e tyre. Izolimi i Rusisë në skenën ndërkombëtare, për shkak të konfliktit në Ukrainë, e kufizon edhe hapësirën për manovra të Moskës. 

Nagorno Karabah, kryesisht territor armen, u nda nga Azerbajxhani, gjë që shkatoi luftën në të cilën humbën jetën 30.000 persona në vitet 1990. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR