• e enjte, 26 dhjetor 2024

Protestë kundër Orbanit për shkak të videos së publikuar të bashkëpunëtorit të tij për marrje të ryshfetit

Protestë kundër Orbanit për shkak të videos së publikuar të bashkëpunëtorit të tij për marrje të ryshfetit

Budapest, 27 mars 2024 (MIA) - Mijëra persona protestuan dje në Budapest në afërsi të Parlamentit, duke kërkuar që kryeprokurori dhe kryeministri Viktor Orban të japin dorëheqje, pasi një ish insajder qeveritar ka akuzuar një bashkëpunëtor të lartë të Orbanit për përfshirjen në një rast të ryshfetit.

Demonstruesit marshuan nga zyra e prokurorit publik drejt Parlamentit duke brohoritur "dorëheqje", ndërsa shumica kanë mbajtur pankarta.

Peter Magjar më herët publikoi video nga një bisedë me Judit Varga, atëherë bashkëshorte e tij dhe ministre e drejtësisë ku në detaje përshkroi përpjekjen e një bashkëpunëtori të shefit të shtabit të Orbanit për të hequr pjesë të dokumenteve në rastin e ryshfetit.

Rasti është fokusuar në ish sekretarin e shtetit të Ministrisë së Drejtësisë, Pal Volner i cili në vitin 2022 ishte akuzuar për ryshfet nga ish drejtuesi i përmbaruesve gjyqësor, Gjorgji Shadl. Që të dy janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa Prokuroria kërkon dënim me burg. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR