• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Protestë e madhe antiqeveritare në Tiranë, janë hedhur koktej molotovi ndaj kryeministrisë dhe bashkisë së qytetit

Protestë e madhe antiqeveritare në Tiranë, janë hedhur koktej molotovi ndaj kryeministrisë dhe bashkisë së qytetit

Tiranë, 12 korrik 2024 (MIA) - Opozita shqiptare mbrëmë mbajti protestë masive antiqeveritare, në të cilën kërkesa kryesore ishte largim i "narko - shtetit të kryesuar nga Edi Rama", formimin e qeverisë teknike, sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut, organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, si dhe lirimin e liderit demokrat Sali Berisha. 

Pjesëmarrësit në protestë, së pari u grumbulluan para selisë së Partisë Demokratike, pas çka pjesën kryesore të të njëjtës e mbajtën para Qeverisë në Tiranë, ku folën më shumë folës, në mesin e të cilëve edhe lideri i Partisë së Lirisë dhe ish president i vendit, Ilir Meta ndërsa përmes video bimit edhe lideri i demokratëve, Sali Berisha, i cili gati shtatë muaj është në arrest shtëpiak. 

"Të gjithë së bashku duhet t'i japim fund këtij regjimi që po shkatërron Shqipërinë, i cili i ka shndërruar fëmijët në analfabetë funksionalë, siç tregohet nga testi PISA, i cili i dëboi të rinjtë nga vendi, duke i lënë të tjerët në prag të ekzistencës, për interesat e tyre duke krijuar narko-shtetin. Ai është armiku më i madh i Kosovës. Vuçiqi nuk i ka bërë kurrë Kosovës dëm të tillë siç i ka bërë Edi Rama Vuçiqit. Meqë këtu takova vëllezër nga Gjakova, u bëj thirrje shqiptarëve të Kosovës që të bashkohen me ne për të rrëzuar regjimin e Ramës", tha ndër të tjera Meta.

Protesta, e stërmbushur me akuza të rënda dhe ofendime në adresë të kryeministrit Edi Rama, kaloi pa incidente deri në paraqitjen e Berishës përmes një video bimi, kur ishin hedhur koktej molotovë në derën hyrëse të kryeministrisë, plotësisht duke e dëmtuar të njëjtën. 

"Po përballemi me një fatkeqësi ekzistenciale, spastrimi etnik i Shqipërisë në 11 vitet e fundit po ndodh falë Ramës, i cili që kur erdhi në pushtet dëboi mbi një milion qytetarë nga vendi.Të dashur qytetarë, demokratë, misionarë të së vërtetës së shpresës dhe të së ardhmes së Shqipërisë. Të mbledhur sot në Tiranë, nga të katër anët e vendit, nga diaspora dhe kudo që janë shqiptarët, të cilët e dinë se 11 vitet e fundit ishin plot dhimbje dhe viktima të opozitës dhe Shqipërisë", tha Berisha.

Por, siç thotë populli ynë, e keqja nuk ka fund, shtoi ai, duke theksuar se Shqipëria përballet me kërcënim edhe më të madh ekzistencial, sepse 83 për qind e qytetarëve tjerë shqiptarë duan të ikin nga vendi. 

"Sepse Edi Rama, ky antishqiptar, do Shqipërinë pa shqiptarë. Dhe nëse ka shqiptarë që sot mashtrohen prej tij se sot Shqipëria është në ditët e saj më të mira, unë them mos dëgjoni dënimet e Sali Berishës apo ato të mediave ndërkombëtare, por dëgjoni ndërgjegjen dhe kujtesën tuaj. Kujtoni sesi në vitin e parë të pushtetit arrestoi 38 mijë shqiptarë të varfër për çështje civile dhe më pas kreu një kanabizim të plotë të Shqipërisë për të ndërtuar narko-shtetin. Vetëm me një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në të cilat do të fitojë opozita do të ketë shpëtim për Shqipërinë", theksoi ai në fjalimin më të gjatë, duke u shprehur se Shqipëria është i vetmi vend në botë ku një lider politik është në arrest shtëpiak pa prova.

Pjesëmarrësit në protestë, që sipas organizatorit ishin mbi 100 mijë, pastaj shkuan para ndërtesës së bashkësisë së qytetit në Tiranë, hodhën koktej molotovë, i dogjën flamujt në shtiza, ndërsa kishte edhe përleshje me policinë, me çka janë lënduar të paktën dy persona, njëri prej tyre nëpunës policie.

Protesta ishte mbyllur para selisë së partisë me porosi se "kjo nuk është protesta e fundit, sepse PD-në nuk mund ta ndalë askush". fc/

QËNDRONI TË LIDHUR