• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Protestë e blegtorëve nga jugu i Shqipërisë, rrugë të bllokuara

Protestë e blegtorëve nga jugu i Shqipërisë, rrugë të bllokuara

Tiranë, 18 shkurt 2024 (MIA) - Blegtorët nga rrethi jugor shqiptar i Gjirokastrës dolën në rrugë për të protestuar kundër kërkesave të papërmbushura të Ministrisë së Bujqësisë.

"Sot blegtorët nga 10 komuna nga jugu i vendit bllokuan në shenjë paralajmërimi rrugën nacionale Kardik-Delvinë dhe kërkuan sërish plotësimin e kërkesave të tyre, njoftoi Top Channel.

Sipas televizionit, përveç kërkesës për të rinegociuar çmimin e shitjes së qumështit blegtorët kërkojnë edhe rigjenerimin e kullotave, rregullimin e tregut të shitjes së mishit që sipas tyre po avantazhon mishin e importit si dhe dyfishimin e subvencionit për krerë të të imëtave.

Në një takim me ministren Anila Denaj, dy javë më parë, pretendojnë se kanë marrë premtime që nuk janë mbajtur për këto probleme, por deri më sot nuk janë realizuar.

"Ata gjithashtu pretendojnë se lista e gjatë e probleme për blegtorinë përfshi kostot e rritura të bazës ushqimore dhe karburanteve, ka përgjysmuar tufat dhe ka çuar drejt emigrimit shumë fermerë. Sipas tyre kjo vetëm për të favorizuar industri më të mëdha prodhimi në dëm të autenticitetit dhe traditës bletorale të maleve të jugut"m thekson Top Channel. ls/ 

Foto: Printskrin (Top Channel)

 

QËNDRONI TË LIDHUR