• e shtunë, 23 nëntor 2024

Protestë e aktivistëve kundër përdorimit të bazave britanike në Qipro në luftën në Gazë dhe kundër Huthëve

Protestë e aktivistëve kundër përdorimit të bazave britanike në Qipro në luftën në Gazë dhe kundër Huthëve

Nikozia, 14 janar 2024 (MIA) - Rreth 300 persona protestuan sot në jug të Qipros kundër përdorimit të bazave ushtarake britanike në këtë ishull në konfliktet në Gazë dhe Jemen.

"Baza ushtarake britanike, largohuni!" Qiproja është urë për paqen dhe bashkëpunimin midis kombeve”, thuhej në pankartat e Këshillit paqësor të Qipros (CRC) i cili organizoi protestat jashtë bazës së Forcave ajrore mbretërore (RAF) në Akrotiri, territor britanik tejoqeanik që nga pavarësia e Qipros në 1960.

"Nuk mund të pranojmë që nga Qipro të përfshihemi në sulme ndaj kombeve dhe vendeve fqinje... Qipro duhet të ketë status neutral", tha kryetari i CRC, Tasos Kostas.

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit e cila filloi më 7 tetor pasi lëvizja islamike palestineze sulmoi Izraelin nga Rripi i Gazës ka ngritur frikën e një konflikti rajonal.

Sipas uebfaqes së aktivistëve në Britaninë e Madhe, baza Akrotiri ka qenë pika e nisjes për fluturimet britanike dhe amerikane drejt Izraelit, një aleat i ngushtë i Britanisë së Madhe dhe SHBA-së për gjoja dërgimin e pajisjes ushtarake.

 

QËNDRONI TË LIDHUR