• e premte, 08 nëntor 2024

Propozohet paraburgim për pesë dilerë të drogës nga Shkupi

Propozohet paraburgim për pesë dilerë të drogës nga Shkupi

Shkup, 17 mars 2023 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur proceduë hetimore kundër pesë të dyshuarve për vepër të vazhduar penale - Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Nga prokuroria njoftojnë se në periudhën nga fundi i janarit deri në mes të muajit mars, të dyshuarit, katër meshkuj dhe një femër, me vetëdije kanë kryer disa veprime të lidhura me kohë, që paraqesin realizim të shumëfishtë të së njëjtës vepër, duke përdorur të njëjtën marrëdhënie të përhershme dhe të njëjtat mundësi.  

"Me masa të veçanta hetimore dhe veprime të tjera, me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup janë siguruar dëshmi për dyshime të bazuara se të dyshuarit në periudhën e caktuar kanë blerë, mbajtur dhe shitur substancë psikotrope amfetaminë, stimulues të sistemit nervor qendror (SQN), i cili është klasifikuar në Listën kombëtare II te substancave të kontrolluara psikotrope", thuhet në kumtesë.

Nga Prokuroria sqarojnë se gjatë bastisjeve të bëra në shtatë lokacione në Shkup, gjatë ditës së djeshme dhe herët në mëngjes, pjesëtarët e Njësitit për trafikim joligjor të drogave dhe armëve në SPB Shkup kanë zbuluar një laborator për prodhimin e amfetaminës, si dhe drogë me vlerë në “tregun e zi” rreth gjysëm milion euro.

Amfetamina ishte në sasi prej rreth shtatë kilogramë, një kilogram kokainë, rreth 22 kilogramë mariuhanë, rreth 3.000 tableta ektazi, më shumë peshore digjitale dhe pajisje për prodhim të amfetaminës, evidenca, fletore dhe lista me shënime dhe borxhe të personave që kanë blerë dogë, si dhe para për të cilat ka bazë të dyshimit se vijnë nga shitja e drogës. 

"Njëri nga të dyshuarit ngarkohet edhe për veprën penale - Prodhim të paautorizuar, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve apo lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, pasi gjatë bastisjes tek ai është gjetur një pushke automatike, 667 plumba me kalibër të ndryshëm dhe pjesë tjera të armës", informojnë nga Prokuroria. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR