• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pronari i Tesllës, Ilon Mask, për vizitë të paparalajmëruar në Kinë

Pronari i Tesllës, Ilon Mask, për vizitë të paparalajmëruar në Kinë

Pekin, 28 prill 2024 (MIA) - Pronari i "Teslla", "Space" dhe i rrjetit social "X" Ilon Mask, i cili është një nga njerëzit më të pasur në botë, mbërriti sot në Kinë, njoftuan përfaqësues nga Pekini për televizionin qendror kinez.

"Drejtori ekzekutiv i Teslla, Ilon Mask, mbërriti në Pekin sot pasdite me ftesë të Këshillit kinez për promovim të tregtisë ndërkombëtare", njoftoi televizioni qendror kinez.

Vizita nuk ishte paralajmëruar. 

Sipas mediave perëndimore, Mask do të takohet me përfaqësues të lartë të qeverisë kineze që të bisedojë për zbatimin e softuerit për vozitje të automatizuar dhe të kërkojë leje për transmetim të të dhënave të grumbulluara në vend për trajnim të algoritmeve për teknologji për vozitje autonome. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR