Promovim i publikimit "Nëse Maqedonia e Veriut është e ndjeshme ndaj presionit ekonomik nga RP e Kinës?"
- Fondacioni "Konrad Adenauer", Fakulteti juridik "Hustiniani i Parë"-Shkup dhe Shoqata për zhvillim të strategjive, hulumtim,e dukim dhe promovim të vlerave ndërkombëtare ESTIMA, sot organizojnë panel-diskutim dhe promovim të publikimit "Me shpresë për më të mirën, të përgatitur për më të keqen: Nëse Republika e Maqedonisë së Veriut është e ndjeshme ndaj presionit ekonomik nga Republika Popullore e Kinës?".
- Post By Arta Bunjaku
- 08:07, 16 maj, 2024
Shkup, 16 maj 2024 (MIA) - Fondacioni "Konrad Adenauer", Fakulteti juridik "Hustiniani i Parë"-Shkup dhe Shoqata për zhvillim të strategjive, hulumtim,e dukim dhe promovim të vlerave ndërkombëtare ESTIMA, sot organizojnë panel-diskutim dhe promovim të publikimit "Me shpresë për më të mirën, të përgatitur për më të keqen: Nëse Republika e Maqedonisë së Veriut është e ndjeshme ndaj presionit ekonomik nga Republika Popullore e Kinës?".
Siç informojnë nga Fondacioni, ngjarjen do ta hapin dekani i Fakultetit juridik, prof.dr. Sasho Georgievski dhe koordinuesi i Fondacionit "Konrad Adenauer" për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore, Aleksandar Beribes.
Konkludimet nga publikimi do të prezantohen nga njëri prej autorëve të publikimit - Ana Kërstinovska nga Shoqata për zhvillim të strategjive, hulumtim, edukim dhe promovim i vlerave ndërkombëtare ESTIMA.
Diskutues në panel do të jenë Daniel Braun, përfaqësues zyrtar i Fondacionit "Konrad Adenauer" në Maqedoni të Veriut dhe profesorët pranë Fakultetit juridik "Justiniani i parë" - Shkup, prof,dr, Vasko Naumovski, prof.dr. Aleksandar Spasenovski dhe prof.dr. Aleksandar L. Spasov.
Theksojnë se publikimi, të cilin e publikon Fondacioni "Konrad Adenauer" dhe ESTIMA, e analizojnë ndjeshmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj presionit ekonomik nga Republika Popullore e Kinës në tre sfera kryesore; tregti, investime dhe borxh i jashtëm publik.
"Duke u mbështetur në përvojat nga vende të tjera, analiza ka për qëllim ta ngritë vetëdijen për të a.q. detyrim ekonomik si vegël e cila i mundëson Kinës ta shfrytëzojë përparësinë e vet ekonomike kundër këtyre vendeve për të arritur qëllime politike, me epilogje të ndryshme", theksojnë organizuesit e ngjarjes. ab/
Foto: Fondacioni Konrad Adenauer