• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prokurorja shtetërore izraelite e akuzoi ministrin Ben Gvir për përzierje joligjore në punën e policisë

Prokurorja shtetërore izraelite e akuzoi ministrin Ben Gvir për përzierje joligjore në punën e policisë

Tel Aviv, 2 janar 2024 (MIA) - Prokurorja publike izraelite Gali Baharav-Miara deklaroi para Gjykatës Supreme se ministri izraelit për siguri kombëtare Itamar Ben Gvir në mënyrë joligjore është përzier në  punën e policisë rreth të drejtës së protestave gjatë luftës në Rripin e Gazës.

"Si ministër i obliguar për policinë, Ben Gvir mund ta konfirmojë politikën, por nuk i është lejuar t'i japë konstruksione policisë si të veprojë në rastin konkret", tha Baharav-Miara.

Në nëntor disa organizata izraelite dorëzuan peticion te Gjykata Supreme për ministrin Ben Gvir të pengohet edhe më tutje t'i japë instruksione policisë si të përgjigjet ndaj protestave të caktuara. Kjo ndodhi pasi Ben Gvir  foli kundër një mitingu të organizuar nga partia arabe Hadash, e cila bëri thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës.

Dorëzimi i peticionit vijoi pas një numri të madh të ankesave gjatë protestave kundër reformave qeveritare të planifikuara në gjyqësor, në të cilat Ben Gvir u akuzua për presion ndaj policisë që të ndërmarrë masa më të ashpra kundër demonstrantëve, lajmëroi "Tajms of Izrael". sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR