• e martë, 24 dhjetor 2024

Prokuroria sllovake kërkon paraburgim për sulmuesin e kryeministrit Fico, gjykata për këtë do të vendos nesër

Prokuroria sllovake kërkon paraburgim për sulmuesin e kryeministrit Fico, gjykata për këtë do të vendos nesër

Bratislavë, 17 maj 2024 (MIA) - Gjykatësi i gjykatës se specializuar penale në Sllovaki nesër do të sjellë vendim për paraburgimin e të dyshuarit për atentatorin e kryeministrit Robert Fico, Juraj Cintula.

Prokurori kompetent deri tek gjykata tashmë ka dorëzuar propozimin për caktimin e paraburgimit të 71-vjeçarit Cintula nga vendi Levice i cili pardje, pas seancës së Qeverisë, disa herë ka qëlluar në drejtim të kryeministrit dhe e ka plagosur rëndë.

"Prokurori kërkon paraburgim për sulmuesin për shkak të arratisjes së mundshme dhe për shkak rrezikut të përsëritjes së veprës penale", deklaroi zëdhënësja e gjykatësit, Katerina Kugjakova.

Cintula ishte arrestuar menjëherë pas sulmit dhe përballet me akuzë për tentim vrasje nga urrejtja e shkallës së parë, të cilit i kërcënohet dënim deri 25 vjet burg, por edhe burgimi i përjetshëm.

Ministri i Punëve të Brendshme, Matus Shutaj Eshtok dhe ai i Mbrojtjes Robert Kalinjak, sulmin e kanë vlerësuar si të motivuar politikisht, shkruan Aktualiti. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR