• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Prokuroria e lartë publike: Janë nxjerrë 14 trupa pasi që u shemb një pjesë e ndërtesës së stacionit hekurudhor në Novi Sad

Prokuroria e lartë publike: Janë nxjerrë 14 trupa pasi që u shemb një pjesë e ndërtesës së stacionit hekurudhor në Novi Sad

Novi Sad, 1 nëntor 2024 (MIA) - Gjatë hetimit pas shembjes së një pjese të ndërtesës së Stacionit hekurudhor një Novi Sad, nga rrënojat deri më tani janë nxjerrë 14 trupa, kumtoi Prokuroria e lartë publike në Novi Sad.

Për shkak të lëndimeve, në Qendrën klinike në Vojvodinë janë pranuar tre persona, identieti i të cilëve ende nuk është konstatuar, dy gra dhe një burrë.

"Prokuroria e lart publike Novi Sad po i ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me Ligjin, me qëllim që të konstatojë ekzistimin e elementeve të veprës penale dhe prëgjegjësisë për veprën e kryer, për çka opinioni do të informohet me kohë", ceket në kumtesë.

Në stacionin hekurudhor në Novi Sad sot në orën 11:50 u rrëzua kosntruksioni i betonit të ndërtesës së stacionit. Nën konstruksion ka pasur ulëse dhe në to, në momentin e shembjes ka pasur shumë qytetarë.

Në Serbi nesër është shpallur Ditë zie. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR