• e premte, 08 nëntor 2024

Prokuroria e Kosovës kërkon paraburgim për të arrestuarit për spiunim

Prokuroria e Kosovës kërkon paraburgim për të arrestuarit për spiunim

Prishtinë, 6 qershor 2024 (MIA) - Prokuroria Speciale e Kosovës kërkon nga gjykatësi i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të caktojë masën e paraburgimit për B.SH. dhe M.K. të cilët akuzohen për vepër penale "spiunim".

Prokurori, siç bëhet e ditur, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ekziston dyshimi  se kanë kryer vepër penale "spiunim", ndërsa i akuzuari M.K. ka kryer edhe një vepër tjetër - "armëmbajtje pa leje", ndërsa ekziston dyshimi se të akuzuarit "është dashur t'i kryejnë veprat për të cilat dyshohen".

Të akuzuarve dje iu është caktuar masa e paraburgimit deri më 48 orë.

Agjencia Informative e Sigurisë së Serbisë mohoi se të arrestuarit kanë lidhje me atë agjenci inteligjence. rq/ fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR