• e shtunë, 23 nëntor 2024

Prokuroria e BeH-së formon më shumë lëndë kundër Dodikut

Prokuroria e BeH-së formon më shumë lëndë kundër Dodikut

Sarajevë, 10 prill 2023 (MIA) - Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës formon disa raste kundër presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Prokuroria e BeH-së punon në disa raste, ku është i përfshirë Milorad Dodik, në cilësinë e personit të dyshuar ose denoncuar. Prokurorët i verifikojnë konstatime nga denoncimet, pas së cilës do të merren vendime për inicim ose jo të hetimit, kumtoi Prokuroria e BeH-së për televizionin rajonal N1.

Dodik e mohon vazhdimisht gjenocidin dhe Srebrenicën, ndërsa për herë të fundit këtë e ka bërë para dy ditësh në një intervistë për "Politikën" e Beogradit.

Në korrik të vitit 2021, ish-përfaqësuesi i lartë i BeH-së, Valentin Incko, ka vendosur ndryshime në Kodin penal të BeH-së, sipas të cilit është i ndaluar mohimi i gjenocidit dhe zmadhimi i krimeve ushtarake në BeH. Për këtë vepër penale është parashikuar dënim me burg prej gjashtë muajve deri në pesë vjet. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR