• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Prokurori publik ka kryer ekspertizë në vendin e vrasjes në Tetovë, kërkohet autopsi dhe incizime nga videombikëqyrja

Prokurori publik ka kryer ekspertizë në vendin e vrasjes në Tetovë, kërkohet autopsi dhe incizime nga videombikëqyrja

Shkup, 6 korrik 2024 (MIA) - Prokuroria publike sot kumtoi se është kryer ekspertizë në vendin e vrasjes së mbrëmshme në Tetovë, si dhe se prokurori publik i jep të gjitha urdhërat e nevojshme, mes të cilave edhe urdhërin për autopsi dhe urdhërin për sigurimin e incizimeve nga videombikëqyrja.

"Automjeti dhe gjurmët tjerë janë marrë për ekspertizë. MPB vepron për zbulimin e autorit", thuhet në informatën e Prokuroriusë.

Mbrëmë në ora 20 e 35 minuta në SPB Tetovë është denoncuar vrasja e një burri, për të cilin, sipas informatave të para nga vet vendi i ngjajres, kuptohet se ka qenë rreth 40-vjeçar. Sipas informatës së parë të SPB Tetovë, ndaj këtij personi është shtënë derisa ka qenë në automjet.

"Në ora 20:35, në SPB Tetovë është denoncuar se në rr. 'Shtipska', një person, i cili ka qenë në automjetin 'Mercedes' ka shtënë ndaj automjetit 'BMV', ku ka qenë personi me iniciale R.T., i cili nga plagët e marrë, ka ndërruar jetë. Zyrtarët policorë të SPB Tetovë po ndërmarrin masa dhe aktivitete intensive për ndriçimin e rastit", informoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR