• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Prokurorët kundër transferimit të Jozef Fricëll në burg të rregullt

Prokurorët kundër transferimit të Jozef Fricëll në burg të rregullt

Vjenë, 1 shkurt 2024 (MIA) - Prokurorët austriakë kanë parashtruar ankesë ndaj vendimit gjyqësor të javës së kaluar për transferimin e dhunuesit incestuoz 88-vjeçar Jozef Fricëll në burg të rregullt, që mund t'i lejojë të lirohet.

"Monstrumi" Fricëll, siç e kanë quajtur pasi u zbulua se e ka mbyllur dhe dhunuar vajzën e tij plotë 24 vjet, me ç'rast ajo ka lindur shtatë fëmijë, e ka ndërruar emrin e tij, i cili nuk u publikua në opinion. Rasti i tillë monstruoz, i paparë në Austri, u zbulua në vitin 2008.

Gjykata në qytetin Krems an der Donau, në perëndim nga Vjena, javën e kaluar ka urdhëruar që Fricëll kushtimisht të trransferohet nga reparti psikiatrik i burgut në burg të rregullt pas vlerësimit psikiatrik se më nuk paraqet rrezik që ta kryejë veprën e njëjtë penale.

Fricëll është në burg për "të sëmurë mendorë" nga aktgjykimi në vitin 2009 për incest, dhunim, robëri dhe vrasje nga pakujdesia të djalit të sapolindur në dhomën, të cilën në mënyrë të fshehtë e ka ndërtuar nën shtëpinë e tij, e ku nga fëmijëria e ka mbajtur të mbyllur vajzën e tij.

Ankesa do të shqyrtohet nga gjykata më e lartë në Vjenë. bsh/

фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR