• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Prokurorët belgë hetojnë përfshirjen e mundshme ruse në fushatën për zgjedhjet evropiane

Prokurorët belgë hetojnë përfshirjen e mundshme ruse në fushatën për zgjedhjet evropiane

Bruksel, 12 prill 2024 (MIA) - Prokurorët belgë hetojnë involvim të mundshëm rus në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian pas informacioneve që i kanë marrë nga shërbimet e inteligjencës, deklaroi sot kryeministri Aleksandar De Kro.

Insepktorët, tha De Kro, zbuluan se grupet ruse po i shtynin kandidatët prorusë për të dobësuar mbështetjen e BE-së për Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus, që filloi dy vite më parë.

"Qëllimi është që të zgjedhen sa më shumë kandidatë prorusë për Parlamentin Evropian dhe në këtë mënyrë të forcohet retorika proruse në atë institucion.

"Dobësimi i mbështetjes evropiane për Ukrainën i shërben Rusisë në fushëbetejë", theksoi De Kro.

Ai shtoi se hetimi ka filluar pasi autoritetet çeke kanë zbuluar se agjentët rusë, aktivë në Bruksel, kanë tentuar të përfitojnë ndikim dhe t'u paguajnë ligjvënësve për të promovuar agjendë proruse. rq/bsh/

Foto: Arkvi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR