• e premte, 25 tetor 2024

Projekti për autostradën Shkup - Bllacë është në proces të parakualifikimit, deklaroi ministri Nikolloski

Projekti për autostradën Shkup - Bllacë është në proces të parakualifikimit, deklaroi ministri Nikolloski

Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) - Projekti për autostradën Shkup-Bllacë është në proces të parakualifikimit. Fillimisht duhet të ketë kualifikim dhe të zgjedhet realizuesi, deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp, në të cilën prezantoi gjashtë destinacione të reja ajrore, ministri tha se do të ndërtojnë autostradë, e cila ka çmim real dhe është e realizueshme.

"Kemi biseduar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe kemi vendosur për dy variante. Njëra është që të shkojmë me procedurë të përhershme dhe të shikojmë se cilat çmime i marrim, ndërsa varianti tjetër është që të gjejmë zgjidhje, e cila do të jetë optimale dhe do të thotë autostradë e ndërtuar dhe çmime më reale", tha ministri.

Ai informoi se kanë hasur një gjendje, në të cilën ka dy kilometra rrugë, të cilat siç tha "përfundojnë në vrimë".

"Në të njejtën kohë ka arritur një letër, e cila thotë se nga 170 milionë euro të vlerësuara, është rritur vlera në 240 milionë për shkak të trasesë dhe është mundësuar me 20 për qind aneks, e cila është lejuar konform ligjeve tona, të shkojë në 300 milionë euro", tha ai. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR