• e shtunë, 23 nëntor 2024

Programi botëror për ushqim: Përmes Jordanisë në Gazë kanë arritur 750 tonë ushqim

Programi botëror për ushqim: Përmes Jordanisë në Gazë kanë arritur 750 tonë ushqim

Gazë, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Programi vjetor për ushqim (WFP) sot kumtoi se një karvan me 750 tonë ndihmë në ushqim ka arritur në Gazë, që është karvani i parë nga Jordania që ka arritur në këtë territor nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Karvani prej 46 kamionëve, i organizuar nga WFP dhe organizata joqeveritare jordaneze JNSO, ka transportuar 750 tonë ushqim, për çka nevojitej disa javë koordinim me të gjitha palët që të organizohet", kumtoi agjencia e KB-së.

Karvani kaloi përmes vendkalimit kufitar Karem Shalom mes Izraelit dhe Gazës.

Izraeli të premten miratoi dërgesë të përkohshme të ndihmës për Gazën përmes vendkalimit kufitar Karem Shalom, duke hapur rutë të re për furnizim deri te enklava pas presionit disajavor.

Përfaqësuesi i WFP-së në territoret palestineze tha se formimi i korridorit përmes Jordanisë e ka rritur arritjen e ndihmës dhe do të mundësojë në atë mënyrë të dërgohet më shumë ndihmë dhe më shumë kamionë.

"Ne u jemi falënderues të gjithëve që e kanë mundësuar këtë. Kjo është fazë premtuese që shpresojmë se do të mundësojë qasje të vazhdueshme dhe më të madhe që më shpejtë të arrijë deri te më shumë shtëpi në Gazë", tha Samer Abdeljaer. bsh/

Foto: arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR