• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Procesi i Berlinit do të mbahet në Tiranë më 16 tetor

Procesi i Berlinit do të mbahet në Tiranë më 16 tetor

Tiranë, 6 shtator 2023 (MIA) - Procesi i Berlinit vjen për herë të parë në rajon. Më saktësisht, në Tiranë, më 16 tetor do të mbahet takimi i ardhshëm i nivelit të lartë, kumtuan sot pasdite nga ambasada gjermane në Tiranë, lajmëroi ATSH.

Qëllimi i Procesit të Berlinit është thellimi i integrimit rajonal dhe udhëheqja e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Kjo i përfshin zhvillimin e infrastrukturës, ekonomisë, shkëmbimin rajonal e të rinjve, pajtimin dhe shkencën.

"Përmes krijimit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), të rinjtë mësojnë më shumë për vendet fqinje dhe kuptojnë se kanë më shumë të përbashkëta sesa ndryshime. Madje edhe nënshkrimi i marrëveshjes së roaming-ut është një sukses i Procesit të Berlinit: që nga ajo kohë, ju mund të lundroni pa pagesë në plazh në Mal të Zi dhe të telefononi në shtëpi – kjo vlen natyrisht edhe për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor", transmeton Agjencia.

Siç vlerëson, këto janë vetëm dy rezultate nga të cilat vendet kanë dobi të rëndësishme dhe të cialt e prëgatisin rajonin për anëtarësim në BE.

Si përfitime të tjera ceken mundësi më të mira punësimi; krijimi i një tregu të integruar dhe konkurrues; udhëtim, studim dhe punësim pa kufizime në BP dhe rritje shtesë e PBB në BP me 6.7 %.

Procesi i Berlinit i inicuar nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel është menduar në format të takimeve vjetore mes Unionit dhe Ballkanit Perëndimor.

Takimi i tillë i parë ishte në vitin 2014 në Berlin. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR