• e premte, 27 dhjetor 2024

Proces gjyqësor kundër Thunberg

Proces gjyqësor kundër Thunberg

Stokholm, 6 korrik 2023 (MIA) - Aktivistja ekologjike suedeze, Greta Thunberg më 24 korrik do të paraqitet në gjykatë për shkak të "padëgjueshmërisë ndaj policisë", publikoi prokuroria suedeze.

"Thunberg (20) më 19 qershor së bashku me një grup protestuesish të rinj kanë bllokuar tankerë me naftë në Malme. Ajo refuzoi ta lëshojë protestën kur kjo u urdhërua nga policia. Për këtë ajo mund të dënohet me gjashtë muaj burg ose gjobë.

Thunberg dhe tre protestues të grupit "Ktheje të ardhmen" gjashtë ditë e kanë bllokuar portin në Malme, duke kërkuar masa kundër krizës klimatike.

Kriza klimatike tashmë është çështje e jetës dhe vdekjes për një numër të madh njerëzish, shkroi Thunberg në Instagram kur u kyç në protestë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR