• e martë, 24 dhjetor 2024

Pritet që sot ose nesër të publikohet qeveria e re franceze e kryeministrit Bajru

Pritet që sot ose nesër të publikohet qeveria e re franceze e kryeministrit Bajru

Paris, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron dhe kandidati i tij për kryeministër Fransoa Bajru zhvilluan mbrëmë një takim në Pallatin e Eliseut si pjesë e finalizimit të kabinetit të Bajrus, që pritet të shpallet sot ose nesër, njoftojnë mediat franceze.

Bajru është kryeministri i gjashtë gjatë viteve të pushtetit të Makronit. Ai u nominua për këtë funksion pas rënies së qeverisë së Mishel Barnie, të cilës iuu votua mosbesimi në Parlament për shkak të buxhetit të vitit të ardhshëm.

Bajru zhvilloi një numër të madh konsultimesh sepse kërkon një ekip sa më të hapur, duke përfshirë figura me ndikim si nga e majta ashtu edhe nga e djathta, por edhe nga qendra. Qëllimi është që Qeveria t'u përgjigjet sfidave urgjente me të cilat përballet vendi, veçanërisht në çështjet buxhetore. rq/

Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR