• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pritet që E Majta në Francë në afat prej një jave të propozoj kandidat për kryeministër, kumtoi lideri i Partisë Socialiste

Pritet që E Majta në Francë në afat prej një jave të propozoj kandidat për kryeministër, kumtoi lideri i Partisë Socialiste

Paris, 8 korrik 2024 (MIA) - Aleanca e majtë që fitoi zgjedhjet parlamentare në Francë edhe pse pa ndonjë shumicë absolute, pritet "në afat brenda një jave të jetë në gjendje të propozojë kandidatin" për postin e kryeministrit, deklaroi mëngjesin e sotëm Olivie For, lider i Partisë Socialiste.

For, formacioni i të cilit është një nga partitë në aleancën e majtë, siguroi se zgjedhja e kryeministrit do të bëhet "ose me konsensus ose është e pashmangshme që të ketë një votim" midis formacioneve të ndryshme në koalicionin e Frontit të Ri Popullor.

Aleanca është e përbërë nga disa parti të krahut të majtë, duke përfshirë Partinë Socialiste, të Gjelbërit, Partinë Komuniste dhe partinë La France Insoumise. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR