Prishtina e "konkretizoi" premtimin, në letrën drejtuar Këshillit të Evropës u obligua për themelimin e ASK-së
- Në letrën drejtuar kryetarit të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Qeveria e Kosovës u obligua të përgatitë draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe (ASK), përkatësisht për bashkimin e komunave me shumicë serbe.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:33, 16 maj, 2024
Prishtinë, 16 maj 2024 (MIA) - Në letrën drejtuar kryetarit të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Qeveria e Kosovës u obligua të përgatitë draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe (ASK), përkatësisht për bashkimin e komunave me shumicë serbe.
"Letra përmban zotimin që qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë një draft për krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili përmbush detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht respekton në tërësi dhe në secilin detaj të tij Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës si dhe njëkohësisht edhe parimet e Këshillit të Evropës", kumtoi ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në profilin e saj në Fejsbuk.
Propozim-statuti i asociacionit të komunave me shumicë serbe, shtoi ajo, i shërben qëllimit të qeverisë për integrim të bashkësive, por edhe për zbatim të ligjeve të Kosovës në komunat e veta. ab/
Foto: МIА arkivi