• e shtunë, 23 nëntor 2024

Prioritetet e kryesimit belg me BE-në, mbrojtja e demokracisë dhe sundimi i ligjit tema kryesore të GAK

Prioritetet e kryesimit belg me BE-në, mbrojtja e demokracisë dhe sundimi i ligjit tema kryesore të GAK

Bruksel, 29 janar 2024 (MIA) - Prioritetet e kryesimit belg me Këshillin Evropian në gjashtëmujorin e parë të vitit, paketa për  "Mbrojtjen e Demokracisë Evropiane" dhe dialogu vjetor për sundimin e ligjit në Union, do të jenë temat kryesore të seancës së sotme të Këshilli për Çështje të Përgjithshme të BE-së (GAK) në Bruksel.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s, takimi i parë i ministrave apo sekretarëve shtetërorë të vendeve anëtare të BE-së të obliguar për Çështje Evropiane nën kryesimin e Belgjikës do të drejtohet nga ministrja belge e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës Haxha Labib.

Mbledhja do të fillojë me prezantimin e prioriteteve belge në kryesimin me Këshillin e BE-së, pas së cilës anëtarët e GAK do të paraqesin komentet e tyre. Në programin e Belgjikës për kryesimin me BE-në, si gjashtë prioritete janë theksuar mbrojtja e shtetit ligjor, demokracia dhe uniteti, forcimi i konkurrencës evropiane, inkurajimi i tranzicionit të gjelbër dhe të drejtë, forcimi i agjendës sociale dhe shëndetësore të BE-së, mbrojtja e qytetarëve, kufijtë e Unionit dhe promovimi i Evropës globale.

Belgjika ka njoftuar se do t'i përkushtohet rrumbullakimit të mandateve të atyre aktuale dhe sigurimit të një tranzicioni të pandërprerë në institucionet e reja të BE-së, së bashku me përgatitjen e programeve të tyre të punës, në çështjet që lidhen me paketën e azilit dhe migracionit, si dhe për miratimin e ligjeve që lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, forcimin e sigurimit social dhe mbrojtjen e industrisë.

Këshilli për punë të përgjithshme do të mbajë edhe debat publik për politikën në lidhje me paketën "Mbrojtja e demokracisë evropiane", në suaza të së cilës do të shqyrtohen rregullat e reja të propozuara nga Komisioni Evropian për mbrojtjen e demokracive dhe përforcimin e angazhimit civil.

Në suaza të dialogut vjetor të GAK për sundimin e ligjit, anëtarët e Këshillit do të mbajnë diskutim për gjendjen me këtë fushë në Spanjë, Francë, Kroaci dhe Itali.

Në margjina të Këshillit për punë të përgjithshme, do të mbahet edhe Konferencë ndërkombëtare me Malin e Zi.

Këshilli për Punë të Përgjithshme mblidhet në nivel mujor dhe në kompetencë të tij janë përgatitjet për samitet e BE-së, si dhe për disa çështje politike ndërsektoriale, duke përfshirë zgjerimin dhe pranimin e anëtarëve të rinj, miratimin e Kornizës Financiare Shumëvjeçare të bllokut, politikën e kohezionit dhe përkushtimin institucional të Unionit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR