• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prioritet i NATO-s në Shqipëri është kalimi nga prodhimi i ngadaltë në atë të lartë të municionit për nevojat e luftës në Ukrainë

Prioritet i NATO-s në Shqipëri është kalimi nga prodhimi i ngadaltë në atë të lartë të municionit për nevojat e luftës në Ukrainë

Tiranë, 11 mars 2024 (MIA) - Nga Zyra e NATO-s në Bruksel në lidhje me idenë për revitalizimin e industrisë për armë në Shqipëri, për agjencinë telegrafike ATA deklarojnë se vazhdojnë bisedimet midis aleatëve për "rritjen e prodhimit të municioneve" të cilat "do të lëvizin nga një i ngadalshëm në një prodhim të lartë municionesh", gjë që kërkon lufta në Ukrainë".

"Rritja e prodhimtarisë së armëve është një nga prioritetet e NATO-s. Ashtu siç deklaroi dhe sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg në konferencën  tij për shtyp pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në shkurt, diskutimet mes aleatëve vazhdojnë për të rritur prodhimin e municioneve. Për të rimbushur rezervat tona dhe për të vazhduar të mbështesim Ukrainën, patjetër duhet të kalojmë nga prodhimi i ngadaltë në atë të lartë", thonë nga Zyra.

Për ta bërë këtë, shtojnë nga zyra, në prodhuesit kanë nevojë për kontrata të nënshkruara dhe vetëm në muajt e fundit, NATO-ja ka rënë dakord për kontrata me vlerë prej 10 miliardë euro.

Qëndrimi i NATO-s është se kjo i ndihmon Ukrainës, e bënë NATO më të fortë dhe siguron më shumë punë të kualitetit të lartë  në vendet e Evropës dhe Amerikës Veriore.

Gjithashtu, në deklaratën për ATA, nga zyra e NATO-s në Bruksel theksojnë se ekspertët kanë vlerësuar mundësinë për investimet në bazën detare "Porto Romano", në Durrës.

"Në lidhje me "Porto Romano" i përshëndesim ofertat nga aleatët të jenë nikoqir të objekteve të NATO-s. Ekspertët tanë i shqyrtojnë të gjitha ofertat e tilla dhe më pas japin këshilla bazuar në kërkesat ushtarake të Aleancës", theksojnë nga Zyra.

Në pyetjen për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë e cila u hap në fillim të këtij muaji, zyra e NATO-s në Bruksel vlerëson se "ajo do t'i shërbejë edhe vendit".

"Forcat ajrore me bazë në Kuçovë do t'i shërbejë dhe Shqipërisë dhe do të mbështesë logjistikën, operacionet ajrore, stërvitjet dhe trajnimet e Aleancës së NATO-s", u përgjigjen nga Zyra e NATO-s për agjencinë ATA. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR