• e enjte, 07 nëntor 2024

Princi Uiliam: Dua të shoh fundin e luftimeve në Rripin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur

Princi Uiliam: Dua të shoh fundin e luftimeve në Rripin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur

Londër, 20 shkurt 2024 (MIA) - Princi britanik Uiliam sot deklaroi se dëshiron ta shohë "sa më shpejtë të jetë e mundur fundin e luftimeve në Rripin e Gazës". Ai foli për "çmimin e lartë njerëzorë në konfliktin në Bregun Perëndimor që kur Hamasi ka kryer sulmin terrorist", njoftoi Bi-Bi-Si.

Uiliam tha se ka "nevojë urgjente për rritjen e ndihmës humanitare për Gazën", si dhe lirimin e pengjeve. 

Ai njoftoi se do të merrte pjesë në një sërë takimesh dhe vizitash për të "njohur vuajtjet njerëzore" në konfliktet në Gazë, Izrael dhe Lindjen e Mesme.

Princi Uiliam do të takohet me "luftëtarë të rinj kundër urrejtjes dhe antisemitizmit" nga prejardhje të ndryshme në një sinagogë ende të paemërtuar, si dhe me ata që ofrojnë mbështetje humanitare në Lindjen e Mesme.

Gjatë vizitës, ai do të nxjerrë në pah shqetësimin e tij për rritjen e antisemitizmit.

Siç raportojnë agjencitë e huaja, vizitat e princit do të përfaqësojnë një nderim simbolik për viktimat e konflikteve në Lindjen e Mesme. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR