• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Princi Hari fitoi procesin gjyqësor kundër tabloidit Mirror

Princi Hari  fitoi procesin gjyqësor kundër tabloidit Mirror

Londër, 9 shkurt 2024 (MIA) - Princi Hari sot zgjodhi procesin e tij të gjatë ligjor kundër gazetave të grupit  Mirror (Mirror Group Newspapers - MGN), pothuajse dy muaj pasi një gjykatës në Britaninë e Madhe vendosi se ai ishte viktimë e hakerimit të telefonit nga tabloidi i tyre.

Duka e Saseksit e ka paditur MGN-në, e cila boton The Mirror, Sunday Mirror dhe Sunday People - duke predenduar se gazetarët e tij përdorën metoda mashtruese dhe të paligjshme, përfshirë edhe hakerimin e telefonit. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë vendosi në favor të dukës në dhjetor pasi gjeti prova të praktikave të ngjashme të lidhura me 15 nga 33 artikuj që Hari i paraqiti si provë në këtë çështje.

Gjykatësi Timoti Fankur tha se telefoni personal i Harit ishte hakuar mes viteve 2003 dhe 2009 dhe se 15 artikujt ishin "produkt i hakerimit të telefonit ... ose produkt i mbledhjes së informacioneve të tjera të paligjshme". Ai arriti në përfundimin se hakimi i telefonit ishte "i përhapur dhe i zakonshëm" në titujt kryesorë të MGN-së në fund të viteve 1990-të, por se telefoni i dukës ishte përgjuar vetëm në një "shkallë të vogël".

Gjykatësi i dha atij 177.000 dollarë dëmshpërblim. Pretendimi ligjor i Harit përfshinte 115 artikuj të tjerë dhe këto mund të bëhen objekt të kontesteve gjyqësore të mëtejshme.

Pas një seance dëgjimore në Gjykatën e Lartë këtë mëngjes, avokati i tij Dejvid Sherborn konfirmoi se ishte arritur një marrëveshje midis dukës dhe MGN-së për të hequr dorë nga pjesët e pazgjidhura të kërkesës së tij. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR