• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prigozhin: Njësitë e "Vagnerit" kanë filluar me tërheqjen nga Bahmuti, do të zëvendësohen nga ushtria e rregullt ruse

Prigozhin: Njësitë e

Bahmut, 25 maj 2023 (MIA) - Kompania ushtarake private ruse "Vagner" ka filluar tërheqjen e njësive të saja nga qyteti ukrainas Bahmut dhe t'i transferojë pozicionet e pushtuara tek trupat e rregullta ruse, bëjnë të ditur mediat britanike duke u thirrur në një video deklaratë të sotme të themeluesit të saj Evgenij Prigozhin.

"Po i tërheqim njësitë tona nga Bahmuti. Nga dita e sotme në orën 5, 25 maj deri më 1 qershor, shumica e njësive do të dislokohen në kampet e pasme. Po ia dorëzojmë pozicionet tona ushtrisë", njoftoi themeluesi i Vagnerit.

Videoja u vendos në kanalin Telegram nga Pres shërbimi i tij dhe aty Prigozhin paraqitet me pajisje luftarake duke qëndruar pranë një ndërtese banimi të dëmtuar nga lufta.

Ai njoftoi të shtunën marrjen e Bahmutit pas betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme të kësaj lufte.

Në video deklaratën e tij të fundit themeluesi i Vagnerit i cili ka kritikuar publikisht dhe vazhdimisht zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse, tha se forcat e saj do të jenë të gatshëm të kthehen në Bahmut nëse ushtria e rregullt nuk mund të përballet me situatën. 

QËNDRONI TË LIDHUR