• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prigozhin: Luftëtarët e Vagnerit tërhiqen nga Bahmuti më 10 maj

Prigozhin: Luftëtarët e Vagnerit tërhiqen nga Bahmuti më 10 maj

Bahmut, 5 maj 2023 (MIA) - Pronari dhe udhëheqësi i grupit paraushtarak rus Vagner, Evgenij Prigozhin deklaroi sot se forcat e tij do të largohen nga qyteti ukrainas Bahmut më 10 maj.

"Në emër të luftëtarëve të Vagnerit, në emër të komandës së Vagnerit, deklaroi se më 10 maj 2023 jemi të detyruar tua transferojmë pozicionet tona në lagjen Bahmut njësiteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe t'i tërheqim gjërat nga kampet logjistike të Vagnerit, që të mund të rigrupohemi. I tërheq njësitet e Vagnerit nga Bahmuti sepse është e pakuptimtë në mungesë të municionit të shkohet në dështim", theksoi Prigozhin.

Formacioni Vagner i udhëheq përpjekjet e armatës ruse që ta marrë Bahmutin, qyteti që ishte skenë e betejave më të gjata dhe më të përgjakshme në luftën në Ukrainë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR