• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prezantohet logoja e "X" - "Tuiterit" të deritanishëm

Prezantohet logoja e

Los Anxheles, 24 korrik 2023 (MIA) - Imazhi i logos së re për "Tuiterin" e deritanishëm, shkronjë e bardhë "X" në sfond të zi, sot u zbulua nga drejtori ekzekutiv i kompanisë pasi pronari Ilon Mask deklaroi se dëshironte "të heq qafe" logon me zogun e kaltërt.

Në mesazhin e saj këtë mëngjes, Linda Xhakarinë shkroi:" 'X' është këtu, le ta bëjmë këtë".

Mask e ndryshoi foton e tij të profilit në një logo të re dhe shtoi X.com si URL-në e re të rrjetit social. Mask tha dje se dëshiron të ndryshojë logon e "Tuiterit" të deritanishëm dhe shkroi në faqen e tij: "Së shpejti do t'i themi lamtumirë markës "Tuiter", dhe gradualisht të gjithë zogjve".

I pyetur se si do të quhen "tuitet" tani e tutje, Muask u përgjigj: "Iks" (X's).

Xhakarino shtoi se "riemërtimi do të sjellë mundësi të reja emocionuese". Sipas pretendimeve, Mask thuhet se dëshiron të krijojë një "super aplikacion" të quajtur "X". ls/

Foto: "Tuiteri" i deritanishëm / X

 

QËNDRONI TË LIDHUR