Prezantohet deklarata e përbashkët e APEK, nuk përmendet lufta në Ukrainë dhe konflikti mes Izraelit dhe Hamasit
- - Liderët e 21 vendeve nga Bashkëpunimi Ekonomik Aziatik - Paqësor (APEK) pas samitit në San Francisko prezantuan një deklaratë të përbashkët në të cilën nuk përmendet dënimi i luftës në Ukrainë dhe konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.
- Post By Fitore Curri
- 13:02, 18 nëntor, 2023
San Francikso, 18 nëntor 2023 (MIA) - Liderët e 21 vendeve nga Bashkëpunimi Ekonomik Aziatik - Paqësor (APEK) pas samitit në San Francisko prezantuan një deklaratë të përbashkët në të cilën nuk përmendet dënimi i luftës në Ukrainë dhe konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.
Siç bëjnë të ditur agjencitë e huaja, teksti i deklaratës së përbashkët të APEK dallon nga konkulzionet e vitit të kaluar nga samiti i organizatës në Bangkok, kur shumica e anëtareve e dënuan "agresion rus ndaj Ukrainës", kërkuan tërheqje të armatës ruse nga territori i Ukrainës dhe deklaruan se "kjo luftë shkaktoi ndikim negativ ndaj ekonomisë botërore".
Në një deklaratë të veçantë, SHBA-ja foli për luftën në Ukrainë dhe konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, duke theksuar se "disa liderë të caktuar ishin kundër" përfshirjes së dy ngjarjeve në konkluzionet e samitit në San Francisko.
Anëtaret e APEK pas samitit në San Francisko deklaruan se vendet pjesëmarrëse kanë shkëmbyer mendime për krizën aktuale në Rripin e Gazës dhe se nuk është arritur koncensus në lidhje me konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.
Qëndrimi i disa nga anëtareve ishte se "APEK nuk është forum ku duhet të bisedohet për çështje gjeopolitike".
Përfaqësuesit e Bruneit, Indonezisë dhe Malajzisë në APEK bënë thirrje për "ndërprerje urgjente të operacioneve ushtarake në Gazë dhe armëpushim humanitar urgjent, të përhershëm dhe të qëndrueshëm".
Liderët e vendeve anëtare të APEK në deklaratën e përbashkët kokluduan se është e nevojshme që t'i kushtohet kujdes i veçantë ndryshimeve klimatike, por edhe që të nxitet "rrethina transparente dhe gjithëpërfshirëse afariste në botë".
Anëtaret e APEK deklaruan edhe se qëllimi është pjesëmarrje më e madhe e grave në punën e organizatës, si dhe se në periudhën e ardhshme do të jenë të përkushtuar në luftën kundër dhunës në bazë gjinore.
Në konkluzion bëhet e ditur se anëtaret bashkë do të luftojnë kundër korrupsionit dhe lëvizjes së jashtëligjshme të kapitalit.
APEK është organizatë ndërkombëtare, e themeluar në vitin 1989, me qëllim që ta promovojë tregtinë e lirë mes vendeve anëtare.
Vende anëtare janë Australia, Brunei, Kanadaja, Kili, Kina, Hong Kongu, Indonezia, Japonia, Koreja e Jugut, Malajzia, Meksika, Zelanda e Re, Papa Guinea e Re, Peru, Filipinet, Singapori, Tajvani, Tajlanda, SHBA-ja dhe Vietnami. fc/
Fotografia: EPA