• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Prezantimi i Qeverisë së re franceze shtyhet për nesër

Prezantimi i Qeverisë së re franceze shtyhet për nesër

 Paris, 20 shtator 2024 (MIA) - Qeveria e kryeministrit të ri francez Mishel Barnie do të prezantohet nesër, ndërsa jo sot siç ishte paralajmëruar, njoftoi qeveria në Paris. 

Mediat franceze raportojnë se si arsye për anulimin e promovimit të qeverisë së re është se janë ende duke u negociuar “detajet përfundimtare”.

 Dy javë pas emërimit të tij dhe pas konsultimeve shumë të vështira, ish eurokomisari konservator Mishel Barnie mbrëmë i prezantoi presidentit Emanuel Makron përbërjen e qeverisë së tij të ardhshme të qendrës së djathtë. 

 Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më shumë se dy muaj më parë, lidhja e krahut të majtë çuditërisht zuri vendin e parë përpara forcave qendrore të Makronit dhe nacionalistëve të ekstremit të djathtë të Asamblesë Kombëtare, të udhë hequr nga Marin Le Pen, të cilët ishin parashikuar do ta marrin vendin e parë.

 Asnjë bllok nuk mori shumicën absolute dhe asnjë parti, as edhe me partnerët, nu arritën sukse të formojnë shumicën qeveritare. qa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR