• e shtunë, 23 nëntor 2024

Prezantim i rezultateve përfundimtare nga Regjistrimi i popullatës së Malit të Zi

Prezantim i rezultateve përfundimtare nga Regjistrimi i popullatës së Malit të Zi

Podgoricë, 15 tetor 2024 (MIA) - Enti malazez i Statistikës (Monstat) sot do të prezantojë një pjesë të rezultateve përfundimtare të Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave në Mal të Zi, që u mbajt në fund të vitit të kaluar pas një vonese dyvjeçare.

Siç kumtoi Monstat, në konferencë për shtyp do të prezantohen rezultatet e popullatës sipas gjinisë dhe moshës, shtetësisë, përkatësisë kombëtare ose etnike, fesë, gjuhës amë dhe gjuhës që zakonisht flitet.

Drejtori i Monstatit, Miroslav Pejoviq, parapakisht deklaroi se në ditët në vijim do të publikohen të dhënat për karakteristikat tjera të popullatës. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR