• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prezantim i kandidates bullgare për eurokomisare, Ivanova në Europarlament

Prezantim i kandidates bullgare për eurokomisare, Ivanova në Europarlament

Bruksel, 5 shtator 2023 (MIA) - Kandidatja bullgare për anëtare të re të Komisonit Evropian, Ilijana Ivanova sot do ta prezantojë programin e saj për punë dhe do të përgjigjet në pyetje të anëtarëve të komiteteve për industri, hulumtime dhe energjetikë dhe për kulturë dhe arsim të Europarlamentit, të cilët pastaj duhet të vlerësojnë nëse është kompetente për kryerjen e funksionit eurokomisare.

Ivanova është nominuar për eurokomisare për inovacione, hulumtime, kulturë, arsim dhe të rinj në vendin e Marija Gabriel, e cila në maj të këtij viti është tërhequr nga Komisioni Evropian që ta ndërmarrë detyrën e zëvendës kryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Ivanova në këtë moment është anëtare e gjykatës revizore evropiane, funksion në të cilin gjendet nga janari i vitit 2013. Gjatë angazhimit të saj në shtëpinë revizore evropiane, Ivanova ka qenë raportuese për 27 raporte revizore për më shumë çështje, mes të cilave edhe për zhvilimin rajonal, papunësinë tek të rinjtë, agjendën digjitale evropiane dhe inovacione, arsim, si dhe për instrumentet për përgjigje të BE-së në krizën me koronën.

Para se të bëhet revizore evropiane, Ivanova nga viti 2009 deri vitin 2012 ishte anëtare e Parlamentit evropiane, e zgjedhur si kandidate e partisë Qytetarë për zhvillim evropian të Bullgarisë (GERB), e ish kryeministrit bullgar Bojko Borisov.

Në qershor të këtij viti, Qeveria bullgare i ka nominuar Ivanovën dhe Daniel Lorer si pasardhës potencialë të Gabrielit për eurokomisarë të Bullgarisë, pas çka nga fundi i muajit, kryetarja Ursula fon der Lajen vendosi Parlamentit evropian dhe Këshillit të BE-së t'i propozojë ta emërojnë Ivanovën për eurokomisare për inovacione, hulumtime, kulturë, arsim dhe të rinj. bsh/

Foto: Parlamenti Evropian

QËNDRONI TË LIDHUR