• e shtunë, 23 nëntor 2024

Presidnti ukrainas ka mbërritur për vizitë pune në Arabinë Saudite

Presidnti ukrainas ka mbërritur për vizitë pune në Arabinë Saudite

Kiev, 27 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti ukranas Volodimir Zelenski sot ka mbërritur për vizitë pune në Arabinë Saudite, ku do të ketë takim me trashëguesin e fronit Mohamed bin Salman.

Tema kryesore e bisedimeve do të jetë formula paqeruajtëse e Kievit për dhënie fund të pushtimit rus dhe kthimin e pengjeve ushtarake dhe të deportuarve, thuhet në paralajmërimin e Zelenskit, të publikuar në kanalin "Telegram".

Ukraina zhvilloi disa takime shumëpalëshe me përfaqësues të dhjetëra vendeve. Kievi shpreson të mbajë një samit paqeje në Zvicër në pranverë me pjesëmarrjen e liderëve të këtyre vendeve.

“Tani jemi shumë afër mbajtjes së samitit të parë të paqes dhe llogarisim në mbështetjen e vazhdueshme aktive nga Arabia Saudite”, shtoi presidenti ukrainas.

Arabia Saudite ka vepruar më parë si ndërmjetëse për shkëmbimin e të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë. Zelenski theksoi se është i sigurt se takimi i tij i sotëm do të "sjellë rezultate" në këtë drejtim. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR